BDI është mbledhur sot në Reçicë të Vogël.Pas koordinimit, Arbër Ademi nga kjo parti ka bërë të ditur se do të dorëzojnë padi penale për rivotimet e shpallura nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor pas shqyrtimit të parashtresave të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.
“Paralajmëroj, do të ketë padi penale për të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të cilët kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare. Nuk kanë vendosur në bazë të ligjit, në bazë të asaj që është kornizë juridike e vendit, por kanë vendosur në bazë të diktati politik, marrëveshje politike vetëm e vetëm për të devijuar, shtrembëruar vullnetin e lirë të qytetarëve të shprehur më 8 maj”, tha Ademi.