Adash (Arben Fetai) është hera e parë që ja ke qëllu me një thënie në politikë edhe pse përsëri ke tentuar ta shtrembërosh dhe atë që bëre ti t’ua hedhish të tjerëve.
Po adash, ti dhe ai adashi “zaif kryetari” tjetër ishit të parët dhe të fundit e “revolucionit”. Ju që përçatë Aleancën për Shqiptarët, shtëpinë tuaj për tu bërë shtëpij të tjerëve, ju që sollët Vmro-në me shumicë absolute, ju që e bëtë Siljanovskën presidente, që sollët ligje e vendime kundër shqiptarëve dhe i mbronit ata në çdo paraqitje dhe fjalim, duke sharë e sulmuar bashkëpartiakët, bashkëkombasit dhe bashkëveprimtarët e djeshëm. Ju që hodhët gurrë e baltë ndaj liderit Ziadin Sela dhe tentuat të hani kokën e tij dhe në fund hëngrët kokat tuaja! A qenka tash i keq idealisti e nacionalisti Elmi Aziri që deshte ti hash kokën, apo shokët e revolucionit tënd që ta hëngrën kokën ty? Si e sheh tash Ilire Dautin që nuk deshtët ta shihni deputete dhe tentonit ta eliminoni? Ajo triumfoi, ndërsa ju perënduat!
Ka dhe shumë idealistë dhe idealiste të tjera që sot i sheh stohik e të palëkundur në krah të liderit Ziadin Sela, në panoramën e bukur të Aleanca për Shqiptarët dhe në ballë të Kauzës Kombëtare, duke sakrifikuar e duruar bëmat tuaja, secili më i pastër e më i drejtë se ju, por i përmenda këta dhe ju e dini më së miri arsyen pse i përmenda. Sepse këta emra ju deshtët ti eliminoni nga listat e nga organet partiake e ti zëvendësoni me njerëzit që sot ua hëngrën kokat juve!
E tani që i humbët privilegjet, çfarë duhet të bëjmë!? Të vajtojmë për postet tuaja apo siç do thoshte Remzi Mehmedi, A TI MBLEDHIM BURRAT!?
A do bësh tash thirje për bashkim edhe ti si adashi tjetër, që shtëpia ju kujtohet sa herë që ngeleni në rrugë.
P.S.
Adash, Arbën Xhaferi që ti i keqpërdore emrin ishte kundër revolucioneve alla marksiste!
*Reagim i Arben Zeqirit, Ash e Ziadin Selës
