9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaOpinionArben Zeqiri: Izet Mexhiti dhe BDI janë e njëjta gjë

Arben Zeqiri: Izet Mexhiti dhe BDI janë e njëjta gjë

Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot ndaj Izet Mexhitit të Lëvizjes Demokratike dhe deklarimeve të këtij të fundit për kandidat të përbashkët opozitar për president.

Zeqiri thotë se pikërisht Mexhiti në zgjedhjet e kaluara presidenciale ka qenë kundër kandidatit shqiptar për president, atëkohë Blerim Reka.

“Paska paralajmëruar kandidat të përbashkët të opozitës shqiptare, njeriu i cili në zgjedhjet e kaluara presidenciale ishte shef shtabi i “kandidatit koncensual” dhe luftonte kandidatin e opozitës shqiptare. Paska bërë thirrje për tu bashkuar e për ta luftuar krimin 20 vjeçar, njeriu i cili po aq vite ishte edhe nënkryetar i partisë edhe bartës i funksioneve të ndryshme në pushtetin lokal dhe atë ekzekutiv.

Nuk mund të pastroheni nga bashkë përgjegjësia për atë krim, vetëm për faktin se partia juaj ju ka përjashtuar pas 20 viteve. Përgjegjësia dhe llogaridhënia duhet të fillojë nga Izet Mexhiti dhe me radhë. Izeti dhe BDI janë e njëjta gjë”, ka shkruar Arben Zeqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments