12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeArben Zeqiri ASH/ VLEN mashtron, ligji i tyre merret me ZYNGA POKER,...

Arben Zeqiri ASH/ VLEN mashtron, ligji i tyre merret me ZYNGA POKER, ligji i ASH-së mbyll kazinot

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri tha se është mashtrim i VLEN se po merren me mbylljen e objekteve të kazinove dhe bixhosit, por sipas Zeqirit, ata merren vetëm me lojrat online, ndërkohë, Zeqiri thotë se ligji i ASH-së merrem me mbylljen e objekteve.

Zeqiri tutje tha se Ligji i propozuar nga VLEN është mashtrim dhe manipulim me qytetarët.

“Ligji i propozuar nga deputeti Snopçe dhe vLEN është një mashtrim dhe manipulim me qytetarët. Ata merren vetëm me lojrat online dhe nuk parashohin mbylljen e objekteve të kazinove dhe bixhozit. Ligji i dorëzuar sot nga Elmi Aziri dhe Ilire Dauti, i mbështetur edhe nga deputetët e tjerë parasheh mbylljen e kazinove, bastoreve dhe lojrave të fatit dhe zhvendosjen e tyre vetëm në hotele me 5 yje.
Kujtojmë se ata premtuan në fushatë mbylljen e kazinove, pastaj thanë do t’i mbyllim 57% dhe në fund doli vetëm ato online.
P.S.
Lexoni vetë tekstin dhe gjykoni!”, ka shkruar  Zeqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments