Arben Taravari ka shpallur fitoren në komunën e Gostivarit.
Nga Shtabi i Taravarit kanë vlerësuar se nuk ishte vetëm Nevzat Bejta që u dënua nga gostivarasit, por Ali Ahmeti, pasi siç thonë, “kundërkandidat i vërtetë i Taravarit ishte Ali Ahmeti”.
Në katër vitet e ardhshme komunë do ta udhëheqë Aleanca dhe Alternativa. Unë i mora 18 mijë vota, kurse Ali Ahmeti i mori 12 mijë vota”, tha Taravari, transmeton TV21.
“Ne nuk e kishim kundërshtar vetëm Bejtën, por edhe Ahmetin, qeverinë, kryetarin e parlamentit ,BFI dhe të gjithë që këto dy javë ishin në Gostivar”.
“U porosis atyre që edhe në një rreth të shkojmë në Gostivar”
E mbaroi paraqitjen para mediave me “Të fala nga Gostivari”.