10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArben Taravari rizgjidhet kryetar i ASH-së, ja fjalimi i tij

Arben Taravari rizgjidhet kryetar i ASH-së, ja fjalimi i tij

Para se të filloj dhe të them disa fjalë më shumë, dua te ju përkujtoj edhe një herë:

Të gjithë ne së bashku ia dolëm, në 8 maj ia dolëm, e rrëzuam një Regjim 22 vjeçar!

Ne e Realizuam Ndryshimin, normalisht me plot miq e shok!

Duhet të ndihemi të gjithë krenarë për këtë Ndryshim, i cili në fillim nisi në një ditë të vështirë, dhe Patjetër që do të ishte kështu sepse ndryshimet nuk janë të lehta.

Kur zgjodhëm të refuzojmë ofertat interesante dhe rëndë të refuzueshme, të cilat vinin me emisarë të ndryshëm përditë në Gostivar, ishte një vendim i thjeshtë sepse pavarësisht se na dolën kundër disa njerëz, unë e dija se po e merrnim Vendimin e Duhur!

Në një Maqedoni që lëngonte dhe vuante çdo ditë e më shumë, duhet të ishe i verbër që mos të kërkoje Ndryshimin!

Janë vetëm disa muaj që ka ndodhur, pavarësisht se qenia njerëzore ka tendencë të harrojë shpejt, dua t’ju lus sot mos të harroni!

Ndjehuni Krenar për veten tuaj, që ne mposhtëm një regjim, kujtohuni se askush nga ne nuk është më i rëndësishëm se sa parimet që mbajnë gjallë një popull.

Kujtohuni se merita jonë e madhe është se në këtë Evropë të trazuar, ku lufta në Ukrainë është duke marrë jetë fëmijësh, në ja dolëm që ta çonim në histori atë regjim pa gjak e pa humbje jetësh.

Ne bëmë Revolucion dhe thonë se ndryshimet e Menjëhershme si janë revolucionet nuk bëhen pa dhunë, por ja që ne, ne Besuam tek e Drejta dhe Paqja, arritëm të realizonim të pamundurën:
E fituam luftën pa armë!
Miqtë e mi, dikush besoi se Aleanca për Shqiptarët do të ndahej në dy, por ata që e besuan këtë punë kanë mbetur vetëm disa dhjetëra…mos them vetëm Dy…

Jam i lumtur t’ju them se ne po frymojmë nga Likova deri në Amerikë, Zvicër, Austri, Francë, e Danimark, ku me vendim të Kryesisë së Partisë tash më caktuam përfaqësuesit tonë, z. Adem Nezirin, Izbi Vincën, z.Xhemazi Rushtin, z. Luto Rahmanin, z.Lulzim Alitin, dhe z. Mahi Hismanin,

Njerëzit ndihen entuziastë, janë plot energji, motiv dhe Dëshirë, ata ndjehen të gjithë Aleatë të Aleancës!

Secili nga ju ka hyrë në histori si njerëzit që sollën Ndryshimin! Partia jonë është pa asnjë dyshim partia me kauza të mëdha!

Tani, nuk kemi shumë kohë që jemi në pushtet, pavarësisht se opozitës që qan dhe nuk punon, i dukemi sikur kemi 3-4 shekuj…gjithsesi, i dashuri Abraham Lincoln, Presidenti amerikan që sipas meje ka bërë Ndryshimet më të rëndësishme në historinë e Amerikés, Linkolni I mirë do të thoshte:
Të gjithë Njerëzit mund t’i durojnë ndryshimet por jepini atyre pushtet nëse doni t’ia provoni karakterin!

Ne kemi pushtet…por ju kërkoj që ne erdhëm këtu ku jemi pikërisht për t’i dhënë fund abuzimeve, korrupsionit dhe zhvatjes së Popullit!

Kujtohuni se ne jemi vija që pretendon dhe përfaqëson rrugën e Arben Xhaferrit, jemi gjenerata e Ndryshimit, jemi përfaqësuesit legjitim të Popullit!

Jemi partia më Dinjitoze në vend! Jemi ndër partitë më të mëdha shqiptare!

Mos harroni se kemi pushtet me të cilin duhet të bëjmë shtet!

Një apel deri tek funksionarët partiak, se shtyllat kryesore të kësaj partie janë anëtarësia jonë, me në krye me kryetarët e nëndegëve dhe kryetarët e degëve, dhe këto duhet të jenë figurat kryesore te partisë. Ato që i bëjnë në teren çdo ditë betejat politike, prandaj ato duhet të jenë njerëzit më te respektuat në parti.

Zonja dhe zotërinj…jam Mirënjohëse që atë ditë kur unë dola publikisht për Ndryshim ju zgjodhët të ishit me mua!

Tani para meje shoh Fituesit!

Ndryshimi na doli Për mirë!

Ndryshimi Vazhdon por tani kauza jonë është më e vështirë Po Edhe më Fisnike:
Të gjithë bashkë ne duhet ta çojmë këtë vend Drejt më t’Mirës!

Mbajeni mend këtë fjali e le të jetë motivi juaj sepse me Ju jam i bindur që do shkojmë Drejt më t’Mirës!

Ne fund, dua te përcjell një porosi deri tek çdo njeri prej jush, Sa më e fuqishme ASH, aq me i fuqishëm VLEN-i!

Faleminderit!

Zoti e bekoftë Aleancën për Shqiptarët!
Zoti i bekoftë gjithë Njerëzit!
Drejt më t’Mirës!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments