Në tubimin madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, një ndër fjalimet më të drejtpërdrejta dhe mbështetëse erdhi nga figura e njohur politike, Arben Taravari.
“Pas 19 Tetorit LEN nuk do të ekzistojë disa prej tyre do të shkrihen në VMRO dhe disa të tjerë duhet ti marim me ne dhe ta zgjerojmë Aleancën Kombëtare dhe të fillojmë ta pregadisim terenin për një marrëveshje të re.”
Tubimi vazhdoi me pjesëmarrje të madhe dhe atmosferë pozitive, ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim po forcon mbështetjen për kandidaturën e Bajram Rexhepit në prag të zgjedhjeve të 19 tetorit.