8.7 C
Tetovo
E hënë, 13 Tetor, 2025
BallinaLajmeArben Taravari nga Gostivari: Vendosa të largohem nga qeveria dhe nuk pranova...

Arben Taravari nga Gostivari: Vendosa të largohem nga qeveria dhe nuk pranova defaktorizimin e shqiptarëve si Izeti e Bilalli

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, para mbështetësve në tubimin e organizuar në Gostivar tha se vendimi për t’u distancuar nga qeveria ishte i domosdoshëm.

“Ne u larguam me qef nga qeveria, se nuk durohej,” deklaroi Taravari.Në fjalimin e tij Taravari përmendi dy alternativa që, siç tha, ishin diskutuar brenda rretheve të partisë.

“Ne u larguam me qejf nga qeveria, sepse nuk durohej. Shokët e mi të afërt e dinë mirë – kishim dy opsione: një opsion, të fitonim disa komuna me VMRO-n. A do t’i fitonim? Po, i kishim fituar disa komuna me ndihmën e VMRO-s. Por ku do të shkonim? Do të shkonim drejt defaktorizimit të shqiptarëve në pushtetin lokal. Nëse do ta mendoja personalisht, do të duhej të rrija aty si Izeti e Bilalli – të rrija, të heshtja dhe të merrja një rrogë ministri, edhe pse në Tetovë, Gostivar e Çair, kryetari i komunës do të ishte kukull, ashtu siç janë ministrat tani”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments