Maqedonia e Veriut ka hyrë në muajin e katërt të saj nga lufta me korona virusin e rrezikshëm, informon Zhurnal.
Deri tani, deri diku mund të themi se i ka bërë ballë mjaftueshëm, por situata ende është brengosëse, duke patur parasysh se numri i të infektuarve tanimë disa ditë me radhë është mbi 100 të infektuar.
Ish ministri i shëndetësisë, dhe kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari në një bisedë për “Fokus”, ka dhënë pikëpamjet e tij për korona – krizën në vendin tonë.
Ai thotë se situata është shumë brengosëse dhe po përballemi me sfida serioze. Taravari shprehet se nëse situata vazhdon kështu të përkeqësohet, ai frikësohet se do të përballemi me pasoja të mëdha në çdo sferë të jetesës.
Numrat e të infektuarve dhe të vdekurve kohëve të fundit hedhin dyshime mbi atë si sistemi shëndetësor menaxhon me virusin.