1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArben Taravari komenton vendimin e “Zejdit” për të braktisur “Alternativën” (Video)

Arben Taravari komenton vendimin e “Zejdit” për të braktisur “Alternativën” (Video)

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka komentuar largimin e deputetit Skender Rexhepi – Zejd nga partia “Alternativa”. Në një prononcim për gazetën LAJM, Taravari ka thënë se largimi i Rexhepit nga “Alternativa” ka të bëjë me pakënaqësitë e krijuara brenda kësaj partie pas largimit nga koalicionit opozitar me ASH-në dhe vendimit për tu bërë pjesë e Qeverisë.

“Mendoj se vendimi është i z.Rexhepit. Prej në momentin kur “Alternativa” u largua prej “Aleancës” mendoj se ishte hap i gabuar. Të gjitha 82 mijë votat që i morën bashkë “Aleanca” me “Alternativën” ishin vota opozitare, nuk ishin për të qenë pjesë e pushtetit dhe mendoj se kjo është arsyeja kryesore pse paraqiten pakënaqësi brenda “Alternativës” dhe do pakënaqësi do të ketë në periudhën e ardhshme brenda “Alternativës”. Por, përsëri them, ajo është punë e tyre e brendshme partiake dhe nuk dua të komentoj më shumë”, tha Taravari për gazetën LAJM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments