Arben Taravari nga VLEN thotë se BDI duhet të punojë për reforma në parti, përcjell TV21. Taravari duke i komentuar tubimet e BDI-së me popullin, thotë se në radhët e para ka ish-funksionarë dhe biznesmenë që e kanë mbështetur këtë parti.
“I them më shumë ka gjëra të tjera të cilët, i shohim në takime me popullin, 4-5 rendet e para i kanë njerëzit e njëjtë, ish-funksionarët dhe biznesmenët të cilët e kanë përkrahur”, deklaroi Taravari.