Shkurtimi i orës policore dhe hapja e kafeneve që do të shërbejnë me “merr dhe shko” janë disa nga kërkesat e Shtabit të Krizës për Komunat e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovës.
“Gjatë ditëve të punës, kufizimi duhet të jetë nga ora 23:00 deri në ora 5, ndërsa gjatë fundjavave nga ora 19:00 deri në ora 5. Ashtu si javën e kaluar, përsëri do të dërgojmë kërkesë që të lejohen kafeneve të punojnë sipas mënyrës “merr dhe shko””, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari,