3.1 C
Tetovo
E enjte, 22 Janar, 2026
BallinaLajmeArben Ibraimi përgënjeshtron zëvendësministrin e policisë A.Iseni për kuadrot shqiptare në polici:...

Arben Ibraimi përgënjeshtron zëvendësministrin e policisë A.Iseni për kuadrot shqiptare në polici: Është mashtrim i pastër

Ish inspektori i lartë për krime ndërkufitare nga Ohri, Arben Ibraimi përgënjeshtron publikisht zëvendësministrin e Brendshëm, Astrit Iseni i cili ditë më parë deklaroi se përfaqësimi i shqiptarëve nëpër Sektorët e Punëve të Brendshme është ulur për shkak të mungesës së kuadrove.

Ibraimi thotë se i ka plotësuar të gjitha kushtet për pozitë udhëheqëse që është kërkuar, duke sfiduar publikisht Isenin që t’i hap dosjen dhe ta informon publikun për të vërtetën.

“E sfidoj ministrin që të hap dosjen time dhe ta informon publikun se kur unë nuk i kam plotësuar kushtet. Është skandaloze, është mashtrim i pastër. E vërteta është kjo. Komenti që u bë viral dhe u shpërnda shumë është e vërtata. E deklaroj me figurë dhe zë që unë i plotësoja të gjitha kushtet”, tha Arben Ibraimi, Ish Inspektor i lartë për krime ndërkufitare, Ohër.

Sipas tij gjendja alarmante me përfaqësimin është në nivel shteti. Për momentin pak shqiptarë ka në pozita udhëheqëse ndërsa gjendja po përkeqësohet për shkak të urrejtjeve dhe hakmarrjeve politike, potencon Ibraimi.

“I kamë treguar se si po shkojnë gjërat. Shkohet deri në degradim. Po merren të gjitha vendet e shqiptarëve nga pala tjetër. Në Strugë rotacioni që ka bërë nga një i BDI-së në një të VMRO-së dhe aty ku isha unë konkurrent në Qendrën Rajonale Perëndim si vend shumë i rëndësishëm që kapën gjithë zonën perëndimore nga Resnja deri në Dibër në trekëndëshin Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Për Strugën dhe Ohrin ishte pozicioni më i lartë. Nuk e di ata si politikanë çfarë marrëveshje bënë që të shitet ky vend”, u shpreh Arben Ibraimi, Ish Inspektor i lartë për krime ndërkufitare, Ohër.

Aktualisht MPB-ja është duke punuar për sistematizimin e ri. Jo zyrtarisht disa pozita udhëheqëse kanë humbur shqiptarët, ndërsa disa të tjerë janë deleguar në pozita vetëm me urdhëresa për shkak se nuk mund të marrin vendime. Sistematizimi pritet të përfundon deri në mesin e muajit shkurt dhe duhet miratohet në Kuvend. Përveç përfaqësimit nëpër pozita udhëheqëse dhe sektorët me rëndësi, policët janë ankuar edhe për mos respektimin e gjuhës shqipe, mos zbatimin e saj në urdhëresa dhe komunikim brenda institucional si dhe mos zbatimin e shqipes në emblemat e uniformave të policisë, përfshi edhe veturat. Diskiminues mbetet edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nëpër njësitë e specializuara të MPB-së. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments