10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Tetor, 2024
BallinaLajmeArben Fetai - zëvendëskryeministër për politika dhe sundim të mirë në RMV...

Arben Fetai – zëvendëskryeministër për politika dhe sundim të mirë në RMV , në takim me ministren Donika Gërvalla

Pas incidentit të djeshëm në aeroportin e Shkupit, në mes të personelit privat të sigurisë të angazhuar nga kompania TAV dhe ekipit të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, shfrytëzova praninë time në Prishtinë për të takuar Ministren e punëve të jashtme, znj. Donika Gërvalla.

E informova Ministren Gërvalla se institucionet tona janë duke i kryer hetimet e nevojshme dhe se do të ketë përgjegjësi për çdo shkelje që do të mund të konstatohet nga incizimet e kamerave të aeroportit. I dëgjova shqetësimet e Ministres, e cila më njoftoi se sjellje të pahijshme karshi delegacioneve të larta të Republikës së Kosovës ka patur në mënyrë të përsëritur përgjatë viteve nga ana e personelit të sigurisë të angazhuar nga kompania në fjalë.

U pajtuam se raportet ndërshtetërore në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe se do të angazhohemi bashkërisht për t’i thelluar ato edhe më tej, mbi bazën e partneritetit, si shtete aleate që ndajnë vlera të përbashkëta dhe janë të lidhura ngushtë në çfo rrafsh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments