25.5 C
Tetovo
E hënë, 1 Korrik, 2024
BallinaLajmeArben Fetai zëvendëskryeministër nga VLEN / BDI ka sjellë vetëm të...

Arben Fetai zëvendëskryeministër nga VLEN / BDI ka sjellë vetëm të këqija, është kërkuar ryshfet për marrjen e lejeve për kompanitë, gjatë inspektimeve, gjatë procedurave tenderuese

Anketa e fundit e Odës Ekonomike është shqetësuese dhe dëshmon me shifra konkrete përmasat endemike të korrupsionit në qeverinë e larguar, thotë zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai.

Gjatë vitit të kaluar, përfaqësues të kësaj qeverie të kriminalizuar, në të gjitha nivelet pa përjashtim, kanë kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro dhe shërbime të ndryshme nga më shumë se gjysma e kompanive të anketuara. Është kërkuar ryshfet gjatë procedurave për marrjen e lejeve dhe pëlqimeve, gjatë inspektimeve, gjatë procedurave doganore dhe tenderuese, madje disa herë gjatë një viti nga të njëjtat kompani, thotë Fetai.

“Ne vazhdimisht kemi theksuar se BDI në 22 vite qeverisje u solli qytetarëve vetëm të këqija. Ky hulumtim është pasqyra më e saktë e epidemisë së korrupsionit të instaluar nga BDI, e cila ka ndikuar negativisht në investimet e huaja, punësimin dhe zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik.

Qeveria jonë do të luftojë pa mëshirë kundër këtyre fenomeneve. Bizneset duhet të heqin qafe frikën dhe t’i dërgojnë çështjet në Prokurori. Sistemi gjyqësor do të çlirohet nga ndikimet politike dhe do të sigurojë që askush të mos jetë mbi ligjin. Në këtë luftë kërkojmë edhe mbështetjen e partnerëve, organizatave joqeveritare dhe qytetarëve, që së bashku, si front antikorrupsion, të ndryshojmë kulturën e qeverisë dhe t’i themi jo praktikave korruptive, që ishte ushqimi i përditshëm i qeveria e mëparshme”, shton zv.kryeministri Arben Fetai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments