-3.6 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajmeArben Fetai: Vetingu i BDI-së prodhoi figura si Ramiz Merko e Artan...

Arben Fetai: Vetingu i BDI-së prodhoi figura si Ramiz Merko e Artan Grubi!

Zv.kryeministri Arben Fetai, në një prononcim për gazetën LAJM, e ka quajtur tallje me qytetarët nismën e BDI-së për veting brenda partisë.

Fetai, tha se edhe para 5 viteve partia e Ahmetit kishte paralajmëruar një process të ngjashëm i cili prodhoi figura si Ramiz Merko e Artan Grubi, që tani ndodhen në “listën e zezë” amerikane.

“Kjo është një tallje e radhës e BDI-së. Unë dhe gjithë ne mbajmë mend se para 5 viteve, BDI-ja kishte paralajmëruar dhe kishte njëfarë vetingu, verifikim të zyrtarëve partiak para zgjedhjeve lokale. Çfarë prodhoi ky veting, ai prodhoi kandidat si Ramiz Merko, i cili më pas u fut në listën e zezë amerikane. Kush e udhëhoqi atë veting atëherë, Artan Grubi, i cili poashtu e dimë se është në listën e zeze amerikane dhe tanimë i ikur nga drejtësia. Pra, kjo është një tallje e një partie që e ka humbur rrugën në oborr dhe nuk di se çfarë të shpik për të fyer intelegjencën e qytetarëve dhe për tu paraqitur sikur bën diçka. E dimë se të njejtit vazhdimisht kanë thënë se kanë paraqitur në kuvend dhe qeveri pr/ligj për vetingun dhe me marrjen e pushtetit e kemi vërtetuar se nuk ka patur shenja të nisme të tillë askund në institucionet e shtetit. Vetingu i vërtetë që po i ndodh BDI-së është “Lista e Zezë” amerikane. Vetingu tjetër janë dhjetëra, qindra lëndë që po grumbullohen në institucionet e drejtësisë së vendit në lidhje me korrupsion, krimin, keqpërdorimet e shumta të BDI-së me resurset e shtetit dhe e treta, një përgjigje në formë vetingu tashmë ka ndodhur me zgjedhjet parlamentare, me faktin që të gjitha partitë demokratike në vend distancohen nga BDI-ja dhe e cilësojë atë si “nëna e korrupsionit” në vend dhe vetingu përfundimtar do të ndodh në zgjedhjet lokale, kur BDI-ja do të largohet nga pushteti përfundimisht dhe tek atëherë ata mund të nisin reforma”, tha Fetai për gazetën LAJM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments