-3.3 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeArben Fetai: Stoilkoviqi duhet të jetë i vetëdijshëm çfarë flet, Kosova është...

Arben Fetai: Stoilkoviqi duhet të jetë i vetëdijshëm çfarë flet, Kosova është e pavarur(video)

Zv.kryeministri Arben Fetai i ka thënë se Maqedonia e Veriut është ndër shtete e para që e ka njohur pavarësisë e Kosovës dhe i ka bërë thirrje zv.kryeministrit Ivan Stoilkoviq, t’i përmbahet komunikimit zyrtar kur flet për Kosovën.

“Unë besoj që zv.kryeministri Stoilkoviq duhet të jetë i vetëdijshëm se komunikimi zyrtar i ministrisë që e drejton duhet t’i përmbahet gjuhës së dakorduar në nivel zyrtar dhe të jetë në përputhje me kushtetutën e vendit dhe me qëndrimet e qeverisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e ka njohur Republikën e Kosovë, madje ndër vendet e para dhe se si të tillë e njohim si shtet të pavarur dhe sovran dhe të gjithë duhet të jemi në një vijë sa i përket komunikimit zyrtar në raport me sovranitetin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, u shpreh Fetai.

Reagimi i Fetait vjen pasi në një publikim në internet të ministrisë për Marrëdhënie mes Bashkësive nën drejtimin e ministrit dhe zv.kryeministrit Ivan Stoillkoviq, Kosova u quajt “Kosova dhe Metohija”.

“Kampi sportiv i cili mbahet nga 1 deri më 11 gusht në Qendrën studentore të shkollës së mesme “Patriarku Pavle” në Beograd, këtë vit mbahet për të pestën herë radhazi. Pjesë e kampit, i cili është plotësisht falas, janë fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, të ardhur nga Kosova dhe Metohija, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Republika Srpska, Italia, Franca, Gjermania, Austria, Kanadaja, Amerika, Australia, Hungaria, Sllovenia, Ukraina, Belgjika, Luksemburgu dhe Greqia”, thuhet në postimin e Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments