18.7 C
Tetovo
E enjte, 7 Gusht, 2025
BallinaLajmeArben Fetai reagon ashpër ndaj shpifjeve të BDI-së: Janë tërbuar si qen...

Arben Fetai reagon ashpër ndaj shpifjeve të BDI-së: Janë tërbuar si qen të egër ushtarët e Zllatan Grubit!

 Zëvendëskryeministri dhe njëri nga eksponentët kryesorë të VLEN-it, Arben Fetai, ka reaguar me tone të ashpra ndaj, siç i quan ai, “shpifjeve të ulëta” që vijnë nga eksponentë të BDI-së.

Janë tërbuar si qen të egër ushtarët e Zllatan Grubit!

Të shkatërruar moralisht, të dërmuar politikisht dhe të dëshpëruar nga humbja e çdo pushteti, këta plehra kanë intensifikuar shpifjet e tyre artaniste në një përpjekje të mjerë për të më njollosur.

Po fabrikojnë gënjeshtra të neveritshme, duke manipuluar brendimin e VLEN për të më vënë në gojë fjalë që jo vetëm nuk i kam thënë, por që kurrë as nuk i kam menduar.

Këto janë trillime të poshtra të një partie të kalbur, që për 22 vjet e ndërtoi pushtetin mbi gënjeshtra, vrasje dhe krim.

Sulmet e tyre të fëlliqura nuk janë gjë tjetër veçse dëshmia që ne jemi në rrugën e duhur. Po i çrrënjosim nga shteti, po ua shkatërrojmë pazaret e pisëta, po ua çmontojmë sistemin e tyre kriminal.

Çdo gënjeshtër që hedhin vetëm sa na forcon vendosmërinë.

Vazhdoni fundërrina!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments