16.8 C
Tetovo
E premte, 13 Qershor, 2025
BallinaLajmeArben Fetai në panikë: Personat e njejtë nga fshatrat i tubon në...

Arben Fetai në panikë: Personat e njejtë nga fshatrat i tubon në Tetovë për ti paraqitur si aktivist të Tetovës, apo e humb besimin në VLEN

https://top24.mk/arben-fetai-ne-panike-personat-e-njejte-nga-fshatrat-i-tubon-ne-tetove-per-ti-paraqitur-si-aktivist-te-tetoves-apo-e-humb-besimin-ne-vlen

Zëvendëskryeministri Arben Fetai duket që është mbërthyer nga paniku rreth qëndrueshmërisë së tij në VLEN dhe i frigsuar që po e humb besimin e liderëve të tjerë pasi nuk arriti të merr mevete ato që kishte premtuar e joshur. Fetai krahas disa dështimeve të një pasnjëshme për të paraqitur takim me strukturat e ASH-së pas asaj të sotmes në fshatin Meletinë ku u prit nga aktivistë të LD-së dhe LB, ai pati një ndalesë edhe në Tetovë ku kishte organizuar bartjen e disa mbeshtetësve të tij nga Tearca, Zhelina, Bogovina, Bervenica për ti paraqitur si mbështetës të tij në Tetovë, shkruan Top24

Ndryshe sot për TV21 kryetari i LB, Bilall Kasami theksoi se hisja e ASH-së do të ruhet për deputetët që pritet ti bashkohen qeverisë nga Fronti Europian duke shfaqur kështu pakënaqësinë e tij ndaj Arben Fetaut. Nga ana tjetër para disa ditëve nga burime jozyrtare u mësua se kushti i kryetarit të PDSH-së për tu përfshirë në qeveri është që PDSH-së ti takoj pozicioni i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë ose një ministri, ndërsa nga ana tjetër bëhet e ditur që posti i zëvendës ministrit të mbrojtjes që e ka mbajtur Elfete Ismaili nga ASH mund ti takoj Bejxhan Iljas nëse ky i fundit bëhet pjesë e shumicës.

I gjendur në këtë situatë kur po i lëkundet kolltuku i tij Arben Fetai mund  të ndodhet në situatë kur do të duhet të zgjedh mes vetes apo Azir Aliut për të lëshuar pozicionin për PDSH-në e Menduh Thaçit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments