12 C
Tetovo
E diel, 25 Maj, 2025
BallinaLajmeArben Fetai: Mos-punësimi i shqiptarëve ishte sabotim direkt i Taravarit për të...

Arben Fetai: Mos-punësimi i shqiptarëve ishte sabotim direkt i Taravarit për të shkaktuar krizë

Zv/kryeministri Arben Fetai duke folur për punësimet në pjesën maqedonase dhe mungesën e atyre shqiptare, u shpreh se këtë situata për fat të keq e ka shkaktuar Arben Taravari duke e tërhequr përfaqësuesin e ASH-së, për më tepër se një muaj nga komisioni kadrovik i koalicionit VLEN.
“Rrjedhimisht është sabotuar edhe procesi i punësimeve sepse planifikimi i tyre nuk ka mundur të ndodh me tempon e paraparë. Për pasojë punësimet në pjesën maqedonase realizohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa aty ku udhëheqin dhe planifikohen punësimet për pjesën shqiptare sabotimi i komisionit kadrovik ka rezultuar me bllokim të procesit”, tha Fetai.
Sipas Fetai kjo do të rregullohet dhe me tempo të madhe do të realizohen punësimet edhe në pjesën shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments