1.8 C
Tetovo
E hënë, 2 Shkurt, 2026
BallinaLajmeArben Fetai emërohet në krye të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe...

Arben Fetai emërohet në krye të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë

Koordinatori Nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Latif Arifi, ka njoftuar se zv kryeministri Arben Fetai është emëruar në krye të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, duke e cilësuar këtë vendim si një moment kyç në forcimin e luftës kundër korrupsionit.

Sipas Arifit, emërimi i Fetait, si shqiptari i parë në këtë pozitë, shënon një kthesë të rëndësishme institucionale, pasi vendos në qendër hetimin financiar dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme.

Ai ka theksuar se ky është një mesazh i qartë se shteti po synon rrënjët e korrupsionit, duke goditur drejtpërdrejt pasurinë dhe interesat e të paprekshmëve.

“Në një sistem ku korrupsioni është mbrojtur me heshtje dhe pushteti është përdorur si mburojë për të paprekshmit, sot po tentohet një çarje e rrezikshme për ata që janë mësuar të mos japin llogari.
Mbledhja konstituive e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë nuk është ceremonial, por paralajmërim se goditja po shkon te pasuria dhe rrënjët e korrupsionit. Arben Fetai , shqiptari i parë në krye, po vendos një vijë ndarëse mes kompromisit dhe integritetit, mes fasadës dhe transparencës. IA VLEN”, ka shkruar Latifi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments