Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e avionëve në historinë e vendit, shkruajnë mediat vendase.
Kompania saudite e fluturimeve do të marrë 54 avionë tip A321, kurse nën-dega e saj ‘Flyadeal’ do të marrë 12 avionë tip A320neo dhe 39 të tjerë tip A321neo, thuhej në deklaratë.
Kjo marrëveshje madhore përfshin 105 avionë të konfirmuar dhe është një moment i rëndësishëm për industrinë saudite të aviacionit” Përfaqësuesi qeveritar Saleh Eid, tha për rrjetin AFP se dërgesat e avionëve të rinj do të nisin në 2026 e do të vazhdojnë deri në 2032.
Ai nuk pranoi të thoshte shumën që do të paguhet për avionët. Kompania kryesore ajrore e vendit ‘Saudia’ me bazë në Jeddah, daton prej vitit 1945 kur mori avionin e saj të parë , si një dhuratë nga presidenti amerikan Franklin Roosevelt.
Vitin e kaluar Saudia njoftoi gjithashtu marrëveshjen e blerjes së 39 avionëve Dreamliner nga grupi amerikan Boeing, me opsion për dhe 10 avionë të tjerë./AFP/