Komisioni i të Drejtave të Njeriut të Arabisë Saudite, njoftoi se sipas dekretit mbretëror është hequr dënimi me vdekje për krimet e kryera në fëmijëri
Arabia Saudite ka hequr dënimin me vdekje për krimet e kryera në fëmijëri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i të Drejtave të Njeriut të Arabisë Saudite, në rrjetin social Twitter, njoftoi se sipas dekretit mbretëror është hequr dënimi me vdekje për krimet e kryera në fëmijëri.
“Me anë të dekretit personi i cili është dënuar me vdekje për shkak të një krimi të kryer në moshë të mitur nuk do t’i ekzekutohet dënimi, por do të mund të dënohet 10 vite burg”, tha kryetari i komisionit Awwad bin Saleh Al-Awwad.
Në Arabinë Saudite për disa krime ishte hequr dënimi me fshikullim, e ndryshuar me dënim me burg.Anadaollu Agency