Kompleksi Arabati Baba Teqe zyrtarisht është bërë pronë e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut.
Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahi theksoi se kjo pronë historikisht ka qenë pronë e BFI-së dhe se kjo është dëshmuar edhe me fletë pronësinë e re nga Kadastra.
“Kompleksi Arabati përfundimisht pronë e myftinisë, përfundimisht pronë që do menaxhoj myftinia e Tetovës, apo myftiu Slever Xhemaili bashkë me bashkëpunëtorët e tij, unë mendoj se ka qenë një problem mbi 20 e ca vite , deri sa kjo pronë u humb u bë pronë e Teteksit dhe ne nuk u dorëzuam si Bashkësi Fetar Islame bashke me myftiun duke qenë të pa kompromis, se kjo vakëf dh ka qenë pronë bashkësisë Fetare Islame dhe se ne bëmë çmos që kjo pronë të kthehet, tha Fetahi.
Ai paralajmëroi investime të reja në Teqenë Arabati Baba pas përfundimit të këtij problemi me çështjen pronësore.
