6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeBota'Apple' transporton 600 tonë Iphone nga India për të shmangur tarifën 145...

‘Apple’ transporton 600 tonë Iphone nga India për të shmangur tarifën 145 % të Trump

Në një manovër të padëgjuar më parë, Apple ka organizuar një operacion sekret për të transportuar 1.5 milionë iPhone nga India në SHBA, duke shmangur një rritje drastike të tarifave që Presidenti Donald Trump ka vendosur ndaj produkteve nga Kina.

Sipas agjencisë Reuters, që citon burime të brendshme, Apple nisi gjashtë avionë mallrash, secili me 100 ton ngarkesë, që nga muaji mars për në SHBA. 1.5 milion iPhone, të mbështjella dhe të gatshme për shitje, me peshë totale prej 600 tonësh – një veprim i paparë që kishte vetëm një objektiv: të anashkalonte tarifat e reja 145% që SHBA po vendos për produktet kineze.“Apple donte të dilte përpara tarifave”, tha një burim nga aeroporti Chennai. Për këtë, u krijua një “korridor i gjelbër”, një linjë e përshpejtuar zhdoganimi që uli kohën nga 30 në vetëm 6 orë, në përputhje me standardet që Apple ka përdorur më parë në Kinë.

Një iPhone me paketim peshon mesatarisht 350 gramë. Llogaritë janë të thjeshta: 600 tonë baraz me 1.500.000 pajisje, të transportuara me urgjencë përpara se tarifat e reja të Donald Trump të hynin në fuqi.

Kjo është një nga lëvizjet më të sofistikuara të Apple për të ruajtur inventarin në tregun amerikan pa rritur çmimet në mënyrë dramatike për konsumatorët – një realitet që, sipas analistëve, është vetëm i përkohshëm.

Përballë krizës së tarifave me Kinën, Apple po bën një zhvendosje të heshtur por strategjike të zinxhirit të saj të furnizimit. India është kthyer në “lojtari rezervë”, por shumë shpejt mund të bëhet qendra kryesore e prodhimit të iPhone.

Partnerët e Apple në Indi, Foxconn dhe Tata, menaxhojnë tre fabrika ekzistuese, ndërsa dy të tjera janë në ndërtim e sipër. Vetëm gjatë vitit 2024, 20 milionë iPhone dolën nga linjat e prodhimit indiane – përfshirë modelet më të fundit iPhone 15 dhe 16.

Një zyrtar indian konfirmoi se u deshën tetë muaj koordinim dhe planifikim për të mundësuar operacionin e përshpejtuar të eksportit të Apple. Madje, për herë të parë, fabrikat punuan edhe të dielave, duke shkelur praktikën e zakonshme indiane.

Me tarifat që kanë arritur në 145% për importet kineze, e ardhmja e tregtisë globale të teknologjisë po ridrejtohet në mënyrë dramatike. Apple, një nga kompanitë më të ekspozuara, është në kërkim të zgjidhjeve kreative, ndërsa konsumatorët amerikanë përballen me rritje çmimesh dhe ndoshta më pak opsione në raftet e dyqaneve.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments