7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAPOSTOLOVA: PËR KATËR VJET, KOSOVA PATI SHUMË KRIZA – TENSIONI GJITHMONË ERDHI...

APOSTOLOVA: PËR KATËR VJET, KOSOVA PATI SHUMË KRIZA – TENSIONI GJITHMONË ERDHI NGA PARTITË POLITIKE

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se për katër vite në krye të këtij mandati, mund të sot se Kosova ka kaluar vazhdimisht nëpër kriza.

Në një intervistë për KTV-në, Apostolova tutje ka shtuar se tensioni ka ardhur gjithmonë nga zhvillimet politike.

Apostolova më tej tha se gjatë kësaj kohe ka dashur të shohë më shumë unitet tek partitë politike.

“Kur erdha ishte koha kur një vendim shumë i rëndësishëm duhet të merrej në Kuvend për kufirin e Malit të zi dhe ky vendim si e dini ishte ngushtë i lidhur me aspiratat e Kosovës për liberalizimin e vizave, pra nuk shkoi shumë lehtë, në fillim të karrierës sime, menjëherë pas asaj, ishim dëshmitarë të votëbesimit ndaj qeverisë së Isa Mustafës, që po ashtu u përcoll me veprime intensive dhe pasiononte në Kuvend”, ka thënë ajo.

Duke renditur krizat që e kanë përcjellë Kosovën në katër vitet e fundit, Apostolova ka përmendur edhe përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ndërrimin e shpeshtë të Qeverive si dhe taksën 100 për qind për mallrat serbe dhe ato të Bosnjës të vendosur nga Qeveria Haradinaj.

“Pra, gjithë këto katër vjet u karakterizuan me këto veprime politike, meqë u desh t’i ndaj përshtypjet e mia personale. Natyrisht se partisë politike punojnë gjithmonë për interesa personale të tyre për pushtet, por në të njëjtën kohë në këto katër vjet do të doja të shihja që ato të jenë më të unifikuara kur në pyetje janë çështjen që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës, pra me mirëqenien e tyre”, ka shtuar ajo.

Për situatën e krijuar nga Coronavirusi, Apostolova thotë se interesat politike duhet të vihen në plan të dytë kur ka çështje emergjente siç është pandemia.

“Të gjitha partitë politike do të doja t’i shihja të bashkuara, në vend se të shpenzojnë energji për t’i dëshmuar interesat e tyre në Kuvend dhe t’i bashkojnë fuqitë e tyre që t’ia kushtojnë të mirës së qytetarëve të vendit”, ka thënë ajo. /Insajderi.com/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments