Pas gjashtë vitesh proces gjyqësor, lënda për aksidentin tragjik të Llaskarcë mori epilog të plotfuqishëm gjyqësor. Gjykata e Apelit, sot shpalli aktgjykimin në të cilin u pranua ankesa e Prokurorisë dhe ua rriti dënimin disa prej të dënuarve në shkallë të parëPronarit të kompanisë transportuese “Durmo Turs”, i cili është dhe i akuzuari i parë në këtë lëndë, prej 4 vjet burg Apeli ia rriti në 10 vjet. Me 10 vjet, u dënua edhe i akuzuari i dytë Remzi Miftari, përgjegjës i transportit në kompani, i cili në shkallë të parë ishte dënuar me 6 vjet. Udhëheqësit të teknik “AMZ Gostivar” i cili ishte i akuzuar i tretë Igor Gjorgjievski, por edhe kontrollorit si i akuzuar i katërt Goran Dukovski, Apeli ua rriti dënimet prej 5 në 7 vjet.
Ashtu siç kishte kërkuar Prokuroria dënimet nuk kanë ndryshuar për të dyshuarit e pestë dhe të gjashtë, respektivisht kontrollorin teknik Jane Babarovski, i cili në shkallë të parë u dënua me 5 vjet burg, si dhe shoferit të autobus i cili u dënua me 14 vjet burg.

Vendimi është i plotfuqishëm , ndërsa të dënuarit duhet të dërgohen në burg për vuajtje të dënimit. Të dënuarit, kanë mundësi që në Gjykatën Supreme të dorëzojnë kërkesë për mjet të posaçëm juridik.
Sipas aktgjykimit, autobusi i cili u aksidentua më 13 shkurt të vitit 2019 ka qenë teknikisht i parregullt, ndërsa të gjithë të akuzuarit nuk i kanë respektuar detyrimet ligjore për sigurinë e udhëtarëve. Fuqia e frenave nuk i ka përmbushur standardet minimale, ndërsa për të shmangur gjobat e autoriteteve policore, në autobus ka pasur të vendosur mjet të posaçëm – manipulues të takografit që të mos regjistrohet shpejtësia reale e automjetit. Nga ana tjetër shoferi e ka shkaktuar aksidentin si pasojë e pakujdesisë, ndërsa ka lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara.
Gjatë seancës publike në Apel, të gjithë të akuzuarit ashtu siç janë deklaruar edhe para gjykatës së shkallës së parë, thanë se nuk ndihem fajtorë dhe nuk pajtohen me aktgjykimin duke kërkuar që lënda të rikthehet nga e para nën arsyetimin për shkelje thelbësore të procedurës, por edhe të konstatimit të gabuar të fakteve. Megjithatë, kjo për Prokurorinë ishte e papranueshme pasi kjo është parë edhe gjatë gjithë procesit gjyqësor kur të akuzuarit, janë munduar t’ia hedhin fajin njëri tjetrit.
Llaskarca, mbetet një ndër tragjeditë më të rënda, që krahas traumës dhe dhimbjes disavjeçare, familjarët e viktimave kanë bartur edhe peshën e drejtësisë së ngadaltë. Goran Davidovski, ka humbur në aksident vëllain e tij Zoranin. Fjalët e tij, tregojnë më së miri shpresën se në çfarë gjendje kanë pritur drejtësinë, të cilën ai dhe familjarët e tjerë me mosbesim e kanë pritur për shkak të zvarritjeve të shumta.
“Ato janë trauma të rënda nëpërmjet të cilave kalojmë të gjithë ne që kemi humbur dikë në aksidentin e trafikut. E tani, nëse diçka do të ketë mendoj se të gjithë më e kanë humbur shpresën se diçka do të dalë në pah në këtë shtet. Ja të shohim tani me këto ndryshime, nëse dikush ka ndjenjë diçka të tërheqë. Shpresa e fundit vdes, por rëndë, shumë rëndë”, tha Goran Davidovski, vëllai i të ndjerit Zoran Davidovski. /Alsat/