24.5 C
Tetovo
E enjte, 17 Korrik, 2025
BallinaLajmeApeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Metës, kreu i Partisë së...

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Metës, kreu i Partisë së Lirisë mbetet në qeli

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për lehtësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin për “arrest me burg”. Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në qeli, pas vendimit të dhënë sot nga trupa gjykuese.Meta kërkonte zëvendësimin e masës me një më të butë, si “arrest në shtëpi” apo “detyrim për paraqitje”, duke e cilësuar masën aktuale si të padrejtë dhe me prapavijë politike, por Apeli i Posaçëm konfirmoi masën e sigurisë të vendosur më herët nga GJKKO.Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë marrë të pandehur nga SPAK për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë. Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments