Lideri dhe deputeti i së majtës, Dimitar Apasiev, ka dalë në opinion me deklaratë pasi emri i partisë së tij është përmendur nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.
- Kemi kohë që nuk kemi një REKLAMË më të mirë politike për LEVICËN në opinion. Faleminderit,o kinxhi i butë !, ka shkruar Apasiev.
Grubi sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka deklaruar se janë në komunikim me të gjitha partitë, përveç me të majtën, me të cilën nuk kanë kontakte dhe nuk do të kenë.
“Të gjithë ata deputetë që janë të vendosur të shohin vendin tonë në BE do të vijnë në shumicën parlamentare”, tha Grubi, duke shtuar se zgjidhja është që të gjithë deputetët dhe partitë politike që mbështesin Maqedoninë Veriore Evropiane të vijnë në shumicën parlamentare dhe të mbështesin qeverinë aktuale.