Takimin gati tre-orësh të liderëve në Klubin e deputetëve, të inicuar nga kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lideri i të “Majtës”, Dimitar Apasiev e vlerësoi si “çuditërisht, për herë të parë konstruktiv”, duke theksuar se në parim është rënë dakord që deri në fund të pranverës, në qershor të miratohet një Kod i ri Zgjedhor, megjithëse tha se për temat ekonomike, si dhe pagën minimale nuk kanë gjetur mirëkuptim.
“U diskutuan modalitetet. Një njesi zgjedhore, me ose pa census zgjedhor, lista të hapura ose të mbyllura. Komunikimi do të vazhdojë në nivelin e koordinatorëve të grupeve parlamentare në Kuvend me disa nga ministrat në Qeveri”, shpjegoi Apasiev.
Në takim, theksoi ai është diskutuar për heqjen e qeverisë teknike në dy varienta – ose menjëherë ose, nëse jo për zgjedhjet e ardhshme, atëherë për ato pas zgjedhjeve parlamentare, varësisht nga LSDM-ja.
Tema e fundit politike për të cilën është diskutuar, siç tha Apasiev, ishte Avokat i Popullit, për të cilin e Majta propozon vetëm një zgjidhje solomonike.
“Të zgjidhet një anëtar i komunitetit rom sepse ne besojmë se ata janë komuniteti më i diskriminuar që nuk kanë asnjë privilegj në pushtet, as ministra, as deputetë, një kryetar komune, nëse nuk gabohem, dhe ne besojmë se kjo kategori kushtetuese, duhet t’i përkasë komunitetit rom – deklaroi Apasiev.
Nga temat ekonomike, Apasiev tha se e Majta ka vendosur pagën minimale, të cilën, siç tha, e vlerësojmë si një kërkesë të justifikuar të punëtorëve dhe sindikatave, si dhe për apanazhë dhe shpenzimet e udhëtimit të deputetëve dhe zyrtarëve publikë.
“Edhe për këto dy tema nuk arritëm mirëkuptim, megjithëse pati variante të ndryshme që u diskutuan, megjithatë mendoj se këto janë të papranueshme – deklaroi Apasiev.
Si çështje të ngritur nga e Majta, Apasiev tha se ka pasur diskutime për kompensimin e familjeve të viktimave nga Koçani, por për të cilën, siç theksoi, hasën në vesh të shurdhër.
I pyetur pse nuk është gjetur një zgjidhje, Apasiev sqaroi se kishte shpjegime të ndryshme, disa ishin se ai ishte një objekt privat, jo publik, siç është spitali modular në Tetovë, e të tjerë se tashmë ka projekte që janë të mjaftueshme për vetë qytetin.
“Ne besojmë se kjo nuk është e mjaftueshme, do të këmbëngulim edhe më tej. Por kjo është një temë e ndjeshme dhe për këtë arsye nuk këmbëngulëm aq shumë në të, varësisht nga kushtet, sepse takimi u zhvillua në një atmosferë vërtet, do të thoja, konstruktive, gjë që për mua është befasuese – deklaroi Apasiev.
