Zëvendësministri i Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallanlhu ka anuluar vizitën e tij të paralajmëruar për sot në Shkup.
Sallahu kishte paralajmëruar takimin me homologun e tij Agim Nuhiu, por edhe vizitën në burgun e Idrizovës për t’u informuar për gjendjen me të dënuarit për ter rorizëm në rastin e Kumanovës, që njihet si Grupi i Kumanovës, i përbërë nga ish-komandantë dhe luftetarë të njohur të UÇK-së, që ishin pjesë e përleshjes së armatosur që ndodhi majin e vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës.
Zyrtari i Qeverisë së Kosovës dy ditë më parë paralajmëroi në kanalin T7 se do të takohet me shtetasiy e Kosovës të dënuar me burgim të përjetshëm. Qëllimi i vizitës ishte informimi për kushtet në të cilat ata e vuajnë dënimin dhe nëse respektohen të drejtat e tyre.rtk.live