6.1 C
Tetovo
E martë, 19 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Antishqiptare” e quajti Bujar Osmani mbledhjen në Prishtinë, i reagon Izet Mexhiti:...

“Antishqiptare” e quajti Bujar Osmani mbledhjen në Prishtinë, i reagon Izet Mexhiti: Ministër në kllapa! Lejove që edhe shqipja, për të cilën është derdhur gjak, të ngelet në kllapa

Preskonferencë e turpshme dhe antishqiptare.
Gjuha shqipe është zyrtare dhe e garantuar me kushtetutë dhe ligj.”

Me këto fjalë, ish ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani ka vlerësuar mbledhjen dhe paraqitjen para mediave të krerëve qeveritarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut pas mbledhjes së përbashkët dhe ku u dhanë deklarata për gjuhën shqipe.

Osmani kësaj deklarate ia ka bashkëngjitur edhe pjesën e Ligjit të gjuhëve ku mes tjerash citohet se “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Në reagimin që e fillon me “dy fjalë drejtuar Ministrit në kllapa”, Mexhiti thotë se “patetike dhe qesharake, për të mos thënë të turpshme, janë përpjekjet e tyre (BDI) për ta njollosur mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt në Prishtinë”.

Mexhiti thotë se nga Osmani ka pritur vlerësim pozitiv.

“Por, për fat të keq, ashtu siç e harxhove mandatin tënd- me shumë fasadë dhe aspak përmbajtje, ashtu zgjodhe të flasësh edhe sot – si një militant partiak që nuk arrin të ngrihet përtej retorikave folkloriste e manipulatore!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments