9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAntikorrupsioni nuk heq dorë nga iniciativa kundër AGJP-së, ka shkelur rregullat zgjedhore

Antikorrupsioni nuk heq dorë nga iniciativa kundër AGJP-së, ka shkelur rregullat zgjedhore

Komisioni për Antikorrupsion nuk heq dorë nga iniciativa kundër Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (AGJP), se gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, ka pranuar 130 dëgjues apo kandidatë potencial për gjykatës dhe prokurorë.

Antikorrupsioni, kërkon që drejtoresha e Akademisë, Natasha Gaber Damjanovska, por edhe Bordi Drejtues i Akademisë të ndiqen për shkelje të Ligjit për Parandalim të Korrupsionit dhe Konflikt të Interesave, por edhe të Kodit Zgjedhor.

“Institucionet kompetente kanë afat prej 60 ditësh ta shqyrtojnë dhe të veprojnë ndaj kësaj iniciative”, thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Vendimi i këtillë vjen, pasi që gjatë fushatë zgjedhore, kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova, dorëzoi ankesë nëse në Antikorrupsion me pranimin e 130 dëgjuesve janë shkelur rregullat zgjedhore.

Antikorrupsioni asokohe miratoi vendim me të cilin e obligoi Akademinë që të ndalojë procedurën, por Akademia nuk ndaloi dhe e paditi Antikorrupsionin në Gjykatën Administrative, se trajnimet në Akademi, nuk përbënin punësime klasike.

Gjykata Administrative vendosi në dobi të Akademisë dhe e riktheu lëndën në rishqyrtim te Antikorrupsioni, e cila sërish insiston se me pranimin e këtyre kandidatëve janë shkelur rregullat zgjedhore.

Rikujtojmë që OBRM-PDUKM në vazhdimësi ka akuzuar se nëpërmjet Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, LSDM-ja dhe BDI-ja po i akomodojnë familjarët dhe të afërmit e funksionarëve të tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments