5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeANTIBIXHOZI: BILALL KASAMI, IZET MEXHITI DHE AFRIM GASHI U RESHTUAN ME VMRO-NË...

ANTIBIXHOZI: BILALL KASAMI, IZET MEXHITI DHE AFRIM GASHI U RESHTUAN ME VMRO-NË DHE JO ME QYTETARËT ATA NUK E VOTUAN LIGJIN KUNDËR KAZINOVE (VIDEO)

Në një konferencë për media Lëvizja Antibixhoz ka përshëndetur miratimin e ligjit për lojrat e fatit e cila do slokoj të njejtat në largësi prej 500 metrave në vijë ajrore nga institucionet edukativoarsimore dhe fetare. Në bazë të numrit të deputetëve 55 de0utet votuan për ndërsa një ishte i përmbajtur. Ligji u përkrah nga deputetët e BDI-së, LSDM-së dhe ASH-së ndërsa nuk u votua nga deputetët e Opozitës shqiptare të përbërë nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, Alternativa e Afrim Gashit dhe Izet Mexhiti me Lëvizjen Demokratike të cilët u rreshtuan krah për krah me VMRO-në e Nikolla Gruevskit. Sipas Jushi Emërllahu anëtarë i kësaj Lëvizje numri i vogël i deputetëve tregon qartë se si opozita dhe këto që kërkojnë ndryshim janë po ata që shtetin e sollën në këtë gjendje dhe me të drejtë Emërllahu akuzon ish funksionarët Izet Mexhitin, Bilall Kasamin duke deklaruar se ata dëshmuan se nuk janë krah qytetarëve por janë oligarkët e vërtetë të Kazinove dhe Lojrave të fatit. Sipas Antibixhozit opozita shqiptare e cila kërkon ndryshim nuk përkrahi ndryshim dhe me këtë dëshmuan se nuk janë krah qytetarëve por i dolën krah Kazinove.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments