12 C
Tetovo
E martë, 22 Prill, 2025
BallinaLajmeAnti-bixhozi thirrje deputetëve: Pavarësisht ngjyrave partiake, përkrahni ligjin e propozuar nga Qeveria!

Anti-bixhozi thirrje deputetëve: Pavarësisht ngjyrave partiake, përkrahni ligjin e propozuar nga Qeveria!

Ligji për lojërat e fatit sa më parë duhet votuar dhe përkrahur nga çdo deputeti i Kuvendit, edhe pse ai nuk i plotëson kërkesat e Levizjes Anti Bixhoz, thotë Jushi Emurllahut nga L.A.B.

Sipas tij, është koha që të largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga shkollat, xhamitë dhe institucionet tjera.

Prezenca e kazinove në afërsi të institucioneve arsimore ka bërë që një numër i madh i adoleshentëve të luajnë bixhoz, konsideron Lëvizja Anti-bixhoz.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve pavarësisht nga cila parti janë, të përkrahin këtë ligj jo se i plotëson kërkesat e LAB, por ka ardhur koha që të fillohet nga diku, dhe diku është kjo 500 metra që duhet votuar, në parlamentin e Maqedonisë së veriut, dhe ju bëjmë thirrje deputetëve ta votojnë e mos e pengojnë, në veçanti VMRO-së mos e shfrytëzon këtë gjende kaotike për politik ditore që mundohet ta pengon këtë ligj. Ne disa herë kemi ngritur shqetësimin si LAB dhe në qoftë se fëmijët nuk rrezikohen nga kjo pse, atëherë vallë para çdo shkolle fillore dhe të mesme janë hapur gjitha këto kazino dhe bastore, prandaj ne kërkojmë me çdo kusht që të eliminohen nga sytë e fëmijëve dhe ne kërkojmë nga shkollat të mësohen e jo të luajnë lojërat e fatit dhe bixhozit” – tha Jushi Emurllahu nga L.a.b.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments