17.3 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Tetor, 2024
BallinaLajmeAnsambli i Këngëve dhe valleve shqipe mbetet pa të punësuar

Ansambli i Këngëve dhe valleve shqipe mbetet pa të punësuar

Ansambli i Këngëve dhe valleve shqipe ka mbetur pa të punësuar. Kjo për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës për 34 valltarë solistë e instrumentistë të këtij institucioni të kulturës dhe traditës shqiptare në Maqedoninë e veriut. Por, pavarësisht se s’kanë kontrata pune, në faqen e Ansamblit u publikuan pamje gjatë ushtrimeve për performim në ditën e Ilindenit.

Ka mjaftuar ky publikim, që të nxis reagimet e artistëve të këtij institucioni por jo vetëm. Solistja Besarta Murtezani akuzoi drejtuesin e ansamblit se po sillet sikur ta ketë pronë private këtë institucion. Madje e akuzoi se, ka marrë njerëz nga jashtë për të realizuar performimin e 2 Gushtit.

“Edhe sa duhet t’i përbijmë skandalet dhe turpet kur 34 punëtorë janë në RRUGË e në çdo moment presin lajm, kurse drejtuesit i kanë mbet projektet pa të punësuar sikur asgjë s’ka ndodhur, përfshirë këtu edhe 2 gushtin Ditën e Ilindenit ku asnjëri nga këto që shihni në video nuk është i punësuar, Çfarë quajmë institucion? Pronë private nuk është Ansambli ,thirrni mendjes dhe mos na përdhosni durimin! Ktheni artistët në punë se keni kaluar çdo lloj kufiri. Skuquni pak”, tha Besarta Murtezani.

Solistja tjetër e këtij Ansambli, Era Azemi, kërkon përgjegjësi nga drejtuesi i këtij institucioni. Ajo në publikimin e saj në Facebook shkruan

“Pavarësisht faktit se jemi përballur me shumë padrejtësi dhe kushte jonormale pune, nga çdo festival garues ndërkombëtar kemi sjellë çmimin e parë në shtetin tonë, kemi punuar 5 vite me devotshmëri ndaj punës dhe institucionit. Mirëpo sot nga gjithsej 37 artistë, 34 janë të ç lajmëruar nga puna! Kush e ka fajin? Kush do merr përgjegjësi për këtë skandal që u ndodh artistëve në institucionin e kulturës që vetëm krenari i kanë sjellë shtetit dhe kulturës shqiptare në këtë vend? Kërkojmë llogari nga organet kompetente dhe sa më parë të e rregullojnë statusin e artistëve”, u shpreh Era Azemi, soliste.

Në mbështetje të të punësuarve në Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare dolën edhe artistë të tjerë. Aktori, Hasim Memishi ka pyetur publikisht në rrjetet sociale nëse dikush mban përgjegjësi, ndërsa nuk ka munguar edhe përplasja verbale me ish sekretarin shtetëror të ministrisë së kulturës Valmir Azirin, i cili tentoi që të arsyetojë këtë skandal.

“Valmir Aziri
Hasim, po të informoj drejtë mbi këtë çështje.
Me vendim të qeverisë së re janë anuluar vendimet e Ministrisë së Financave për punësime në të gjitha institucionet shtetërore, si rezultat i këtij vendimi nuk është e mundur që të shpallet konkurs për punësim në ansambël, janë bërë kërkesa për të rimarr pëlqim por s`ka përgjigje deri më tani, dhe, krejt për fund të punësuarit kanë qenë të njoftuar gjatë gjithë kohës për këtë problematikë dhe, të gjithë kanë qenë të angazhuar me vendim-kontrat 5 vjeçare, ku pas përfundimit të kontratës çdo i punësuar duhet të konkuroj e të futet në audicion për të fituar të drejtën e punësimit në atë institucion!

“Hasim Memishi Sopi
Valmir në emër kujt flet Ti? Të ministrisë së Kulturës, financave, apo partisë?
Leni ata që janë kompetent ta zgjidhin situatën!

Sulejman Rushiti
Valmir Aziri nuk është ashtu! Nëse e ke kuptuar ashtu, gabim e ke kuptuar. Të gjitha institucionet e kulturës veprojnë me të njëjtin ligj për kulture në fuqi.
Këtu ka ose keqinterpretim, ose keqkuptim ose shkelje me qëllim.
S’ka të bëjë qeveria e re me këtë çështje!

Pas gjithë këtyre reagimeve, as edhe një reagim të vetëm nga drejtori aktual i Ansamblit Shkodran Tolaj. Zv.ministri i kulturës Sedat SulejmAni premtoi se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti dhe se anëtarët e ansamblit do të rikthehen në vendet e tyre të punës.

“Unë jam duke punuar intensivisht në këtë drejtim dhe nga dita e hënë do e dërgojmë pëlqimin në Ministrinë e Financave, dhe shpresoj që në afat sa më të shkurtër kohor, ta zgjidhim këtë problem. E di që është e rëndë për të punësuarit por megjithatë nuk ka ndodhur diçka që kemi faj ne, sepse kanë pasur mundësinë ta rregullojnë. Jashtë kësaj do mundohem maksimalisht që të punoj në drejtim që të gjithë të punësuarit në Ansambël të punësohen me kontrata pa afat kohor, pra të jenë me vendim të përhershëm”, tha Sedat Sulejmani – zv.Ministër i kulturës.https://alsat.mk/ansambli-i-kengeve-dhe-valleve-shqipe-mbetet-pa-te-punesuar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments