10.3 C
Tetovo
E diel, 17 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAnkohet Afrim Gashi, thotë se që nga pavarësia e Maqedonisë, vetëm ai...

Ankohet Afrim Gashi, thotë se që nga pavarësia e Maqedonisë, vetëm ai po diskreditohet.

Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit deklarohet edhe një herë për udhëtimin e tij në Kosovë para disa ditësh. Me qenë se ende po shkruhet dhe komentohet nëpër media, thuhet në reagimin dërguar mediave.

Ata sqarojnë edhe një herë se mbikqyrja e vazhdueshme e sigurisë së kryetarit të Kuvendit dhe funksionarëve të lartë, është prodeurë standarde. Ndërsa shtojnë se kjo është hera e parë e një tentimi për diskreditim të një personi publik.

“Që nga pavarsia e vendit tonë, çështje të këtilla asnjëherë nuk janë ngritur si temë e rëndësishme e interesit publik. Kjo është hera e parë të jemi dëshmitarë të një tentimi të këtillë për diskreditimin e një personi publik. Kryetari i Kuvendit së bashkuë me funskionarë tjerë të lartë dhe familjet e tyre janë nën mbikqyrje të vazhueshme të sigurisë. Kjo është procedurë standarde edhe pse e pranoj se jo çdokush mund të jetë i kënaqur nga ky realitet”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments