16.5 C
Tetovo
E shtunë, 29 Qershor, 2024
BallinaLajmeAnketë e NDI-së -Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare-renditja / VMRO,...

Anketë e NDI-së -Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare-renditja / VMRO, LSDM, BDI…

Sipas një ankete të Institutit Amerikan NDI, VMRO-DPMNE do ti fitoj zgjedhjet e ardhshme, ndërsa LSDM radhitet e dyta.

Tek kampi shqiptar kryeson BDI, më pas radhitet Lëvizja BESA, ndërsa e treta është ASH.

Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare:

21,5% të anketuarve janë deklaruar se do të votonin për VMRO-DPMNE-në,

13,9% për LSDM-në,

6,2% për BDI-në,

3,6% për Lëvizjen Besa,

3,4% për Aleancën për Shqiptarët,

2,9% për Levicën,

1,7% për Maksim Dimitrievskin

Këto qëndrime janë dhënë nga 1.0003 qytetarë të anketuar mbi 18-vjeç. Hulumtimi u realizua nga 13-24 prill i vitit 2023, nga Tim Institut dhe u financua nga Fondi nacional për demokraci NED. Margjina e gabimit është +/-3.09%

16,7% e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të dalin fare të votojnë. 8,5% të tjerë nuk kanë dhënë përgjigje, ndërkaq 18,3% kanë thënë se “ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments