11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAnketë e IRI-t: Ali Ahmeti politikani me rejting më të lartë, para...

Anketë e IRI-t: Ali Ahmeti politikani me rejting më të lartë, para Gruevskit, Mickovskit dhe Kovaçevskit

Sondazhi i ri i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon mbështetje në rritje për anëtarësim në BE, nivel të ulët të besimit në sundimin e së drejtës dhe dallim në drejtimin e lëvizjes në nivel lokal dhe kombëtar, shkruan Zhurnal.   

Të pyetur nëse e mbështesin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, 79% e të anketuarve të rritur janë përgjigjur me “po”. Kjo paraqet rritje prej gjashtë pikë përqindjeje krahasuar me sondazhin e kryer tetorin e kaluar.     

“Rritja e mbështetjes për integrimin në BE është shenjë se institucionet perëndimore ofrojnë shpresë për një të ardhme të suksesshme,” tha Pol Mekarti, drejtori i IRI-it për Evropën. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e konsiderojnë integrimin me një bllok demokratik siç është BE-ja si çelës për paqen dhe përparimin”.  

Sa u përket partive politike, sipas kësaj ankete, VMRO-DPMNE udhëheq bindshëm tek partitë maqedonase me 19:11 kundrejt LSDM-së. Tek partitë shqiptare e para është BDI, e cila ka shënuar rritje në krahasim me muajin tetor 2022 nga 6 në 8 për qind. E dyta është ASH me 5 për qind, Besa me 4 për qind, kurse Alternativa ka 1 për qind rejting.

Tek politikanët, besim më të madh gëzon kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me 6 për qind, para Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickovskit me 5 për qind dhe Dimitar Kovaçevskit me 4 për qind, shkruan Zhurnal.

Sondazhi gjithashtu tregoi se shumica e qytetarëve nuk i besojnë sundimit të ligjit. Vetëm 31% e të anketuarve janë pajtuar se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, niveli më i ulët deri më tani. Gjashtëdhjetë e pesë për qind nuk u pajtuan me këtë deklaratë. 

 ”Sondazhi ynë tregon se më pak qytetarë besojnë në zbatimin e barabartë të ligjit,” tha Mekarti. “Udhëheqësit në Shkup duhet ta trajtojnë këtë çështje nëse duan të rrënjosin besimin në qeveri dhe në institucionet politike të vendit.” 

 Përveç kësaj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të ndarë sa i përket drejtimit në të cilin lëviz vetëqeverisja e tyre lokale në krahasim me drejtimin në të cilin lëviz shteti. Njëzet e tetë për qind e të anketuarve besojnë se komuna e tyre lëviz në drejtimin e duhur, ndërsa vetëm 14% mendojnë të njëjtën gjë për vendin në tërësi.       

Sondazhi u krye në emër të Qendrës për Hulumtime Kërkimore nga Brima firmë për hulumtime të tregut (anëtare e grupacionit KANTAR). Të dhënat u mblodhën nga 8 prilli deri më 4 maj 2023, duke përdorur metodë kampionimi të shtresuar me shumë faza përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve. U anketua mostër përfaqësuese kombëtare prej 1204 të anketuarve, të moshës 18 vjeç e lart. Të dhënat peshohen sipas moshës, gjinisë, rajonit, popullsisë urbane/rurale dhe përkatësisë etnike. Marzhi i gabimit për të gjithë kampionin nuk është mbi± 2.pikë me nivel besimi prej 95%. Shkalla e përgjigjes është 74%.    

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments