3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAnketa në “Detektor”: RMV raporte më të mira me Serbinë – më...

Anketa në “Detektor”: RMV raporte më të mira me Serbinë – më të këqija me Bullgarinë!

RMV-ja raporte më të mira ka me Serbinë, kurse më të këqija me Bullgarinë, përcjell KlanM anketën e fundit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup.

Sipas anketës, 56.5% e qytetarëve vlerësojnë se marrëdhënie më të mira ka me Serbinë. Në vend të dytë është Shqipëria me 11.3%, kurse në të tretin Turqia dhe Kosova.  

Shumica dërmuese e Maqedonasve apo 72% vlerësojnë se raporte më të mira vendi ka me Serbinë. Shqiptarët 39.8%, siç njofton KlanM, vlerësojnë se marrëdhënie më të mira kemi me Shqipërinë.

64.6% e qytetarëve vlerësojnë se raporte më të këqija vendi ka me Bullgarinë, pason Greqia me 9.2%, Shqipëria me 3.4, Srbia me 2% dhe Kosova me 1.2%.

Afër 2/3 e qytetarëve apo 63.3%, siç njofton KlanM, pozitivisht e shohin nismën “Ballkani i Hapur”. 15.9% këtë e shohin negativisht.

Krahasuar me anketën e vitit 2020, anketa aktuale tregon se rritet besimi tek “Ballkani i Hapur”. Nëse në vitin 2020 ka qenë 42.4%, sot shifra është ngritur në 63.3%.

Interesante është se më pozitivsht nismën e shohin më të rinjtë. Të anketuarit nën 30-vjeç, sic njofton KlanM, “Open Balkan” e shohim pozitive 70.9% prej tyre, kurse më të moshuarit përqindja bie në 57.3%.

Anketa e Institutit për Hulumtime Politike – Shkup, është zbatuar përmes telefonit gjatë periudhës nga 2 deri më 6 Maj me 1.112 të anketuar./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments