9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAnketa e IPIS: BDI 5.6%, Besa 2.3%, ASH 2%, Alternativa 1.8%, LD...

Anketa e IPIS: BDI 5.6%, Besa 2.3%, ASH 2%, Alternativa 1.8%, LD 1%

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) që njihet në opinion si institut i afërt me VMRO-DPMNE, ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 25-27 tetor 2023 me 1055 të anketuar në nivel të shtetit.

Sic raportojne mediat ne gjuhen maqedonase, si zakonisht, Instituti ka nxjerr në epëri të madhe VMRO-DPMNE tek blloku politik maqedonas, edhe atë me 20.3% përkrahje kundrejt LSDM me vetëm 11.3. Levica shënon rritje me 3.5 për qind por edhe partia e kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, e cila, edhe pse ende nuk është konsoliduar në sondazhin e IPIS del me 2.9 për qind përkrahje. Kjo rritje e “E di” të Dimitrievskit, tregon qartë tendecën e sondazhit për të minimizuar terrenin e LSDM, gjë që tregon që IPIS luan lojën e VMRO-DPMNE.

Tek blloku politik shqiptar, një rritje enorme vërehet tek Alternativa e Afrim Gashit, e cila në sondazhet e tjera kryesisht rrotullohet tek 1 përqindëshi. IPIS e nxjerr Alternativën në rejting 1.8% gati të barabart me Aleancën për Shqiptarët me 2 për qind. Kjo afërsi, nuk ka qenë asnjëherë e shprehur mes këtyre dy partive.

Një tipar dallues i sondazhit të IPIS vërehet edhe tek rejtingu i Lëvizjes Besa e cila ka tejkaluar ASH-në, gjë që nuk ka ndodhur në sondazhe paraprake. Besa e Bilall Kasamit është nxjerr me 2.3 për qind përkrahje.

E para, si në cdo anketë tjetër e hulumtimeve publike ndodhet BDI me 5.6 për qind, në proporcion me partitë e tjera si subjekte te vecanta, me një mesatare tre herë më të madhe.

Hulumtimi është kryer për nevojat e IPIS-it për të analizuar vlerësimet e palëve. Anketa u financua, sic thuhet, nga fondet e veta të IPIS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments