3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAnketa/ BDI bindshëm partia e parë te shqiptarët

Anketa/ BDI bindshëm partia e parë te shqiptarët

Rreth gjysma ose 54,2% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet duhet të mbahen në afat të rregullt në vitin 2024.

Pothuajse dy të tretat ose 61.3% e të anketuarve do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër. Sipas vlerësimit të partive politike dhe liderëve të tyre, BDI dhe Ali Ahmeti qëndrojnë në krye të sondazheve, ndërkohë që në bllokun politik maqedonas VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski mbeten në avantazh, sipas hulumtimit të MKD.mk që është realizuar në bashkëpunim me agjencinë Market Vision e bërë me 1.200 të anketuar.

Kjo anketë tregon se opinioni ka gjithnjë e më pak besim se partitë politike janë të afta të realizojnë progres dhe zhvillim ekonomik ose të udhëheqin një politikë të jashtme të mirë.

Në pyetjen se cila parti politike ka kapacitet për të krijuar dhe zbatuar programin më të mirë ekonomik për Maqedoninë, 12,9 për qind e të anketuarve preferojnë VMRO-DPMNE-në, LSDM-së i besojnë 9,9 për qind dhe Levicës 3,4 për qind.

Në politikën e jashtme dallimi është më i vogël: 14,8% për VMRO-DPMNE-në dhe 13% për LSDM-në.

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së është politikani në të cilin votuesit kanë besimin më të madh në bllokun politik shqiptar, ndërkohë që në bllokun politik maqedonas kryeson Hristijan Mickoski e pas tij vijnë Dimitar Kovaçevski, Dimitar Apasiev dhe Nikolla Gruevski.

Shumica e opinionit publik beson se zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të mbahen në periudhën e rregullt të vitit 2024. 33.5% e të anketuarve janë për zgjedhje të parakohshme.

Dhe ky sondazh tregon se VMRO-DPMNE ka një avantazh të qëndrueshëm ndaj partive të tjera politike. Në pyetjen se për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e ardhshme, 21,8% e të anketuarve janë për VMRO-DPMNE-në, 12,4% për LSDM-në, 8,2% për BDI-në, 4,5% për Levicën, për Aleancën për Shqiptarët 3,7%, për Besën 2.3%… Më shumë se 40% janë përgjigjur me “nuk e di”, “nuk dua ta marr vesh” ose “do ta anuloj fletën e votimit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments