Vendimi për futjen e ish zëvendëskryeministrit Koço Angjushev në listën e zezë të SHBA-ve nuk është marrë me lehtësi por është në bazë të ligjeve amerikane. Kështu u përgjigj ambasadorja amerikane Angela Ageler kur u pyet si e komenton pakënaqësinë dhe mospajtimin e Angjushevit për vendimin e Departamentit amerikan. Sipas Ageler, Angjushev dhe të tjerët kanë të drejtë të ankohen.
“Ka opsione të ndryshme por mendoj se gjëja më e rëndësishme është se ne i kemi vendosur ato sanksione. Angjushev dhe të tjerët kanë të drejtë të paraqesin pakënaqësi por këto vendime nuk janë martë me lehtësi por në bazë të ligjeve të SHBA-ve.”- tha Angela Ageler, ambasadore e SHBA-ve në RMV.
Ageler paralajmëron edhe emra të tjerë në listën e zezë, sepse siç theksoi, në Maqedoni është përhapur epidemi e korrupsionit
“Mund t’u siguroj të gjithëve se do të vijnë edhe emra të tjerë, nuk kam një periudhë të caktuar kohore por siç kemi theksuar, ekziston një epidemi e korrupsionit në këtë shtet dhe emrat do të vazhdojnë derisa emrat të adresohen.”- pohoi Angela Ageler, ambasadore e SHBA-ve në RMV.