Drejtori i QKM-së, Stojançe Angelov tha për “Sitel” se është i kënaqur që askush nuk e humbi jetën në zjarrin në Tetovë.
“Ne jemi të kënaqur që nuk pati asnjë civil të vrarë, asnjë zjarrfikës të vrarë, asnjë zjarrfikës të lënduar rëndë, me përjashtim të disave që u dërguan në spital për thithjen e gazrave,” tha Angelov.
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një fabrikë për materiale ndërtimore në Tetovë, ku në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë 150 zjarrfikës.