10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAnëtari i ASH-së në Gostivar i reagon Kasamit: Aleanca ka organet e...

Anëtari i ASH-së në Gostivar i reagon Kasamit: Aleanca ka organet e saj, vetë vendos!

Vlerim Iseni një nga aktvistët më të zëshëm i Aleancës për Shqiptarët në Gostivar përmes një reagimi me shkrim i ka reaguar kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në lidhje me deklarën e këtij e të fundit i cili tha se me ose pa ASH-në në koalicion, votuesit e ASH-së do të votojnë opozitën.

Në vijim ua sjellim shkrimin e plotë të Isenit

Bilall Kasami kishte thënë do e fitojmë BDI -në si opozit e bashkuar por edhe me votuesit e ASh-së.
Ne si anëtarë te ASh-së gjithsesi duam që BDI të humbë dhe të urojmë suksese Bilall, prandaj edhe jemi me ASh-në per ta fitu BDI dhe të bëjmë ndryshimin që mungon te shqiptarët mirpo nuk të takon ty si një kryetar i një partie tjetër të flasish në emrin tonë.

Aleanca disa herë ka dëshmuar pjekuri politike dhe ka struktura të forta nga Likova deri në Strugë që ju ndoshta nuk e keni, për veç kësaj Aleanca ka organet partiake që respektohen nga të gjithë anëtarët e saj kjo është dëshmuar shumë herë.

Ne si aktivist apo si anëtarë të ASh-së kemi zgjedhur njerzit më të mirë që të sjellin vendime politike se si të veproj politikisht Aleanca, kemi Zot shpie ai është lideri jonë i cili do e thotë se si duhet të veprojm ne si aktivist padyshim që do respektojmë organet më të larta partiake dhe kryetarin tonë.

Në situata delikate kur është dashur të miren vendime shumë të mëdha Aleanca ndoshta edha ka humb diçka si parti mirpo ka vepruar në të mirën e pëgjithshme këtë nuk besoj se e ka bërë ndonjë parti tjetër këtu që të sakrifikoj veten për të mirën e përgjithshme.

Këtë shumë mirë e dini edhe vet ju z.Bilall Kasami sepse aktivistët tonë në Tetovë rethin e dytë ju përkrahën juve vetëm e vetëm ta bëjnë ndryshimin dhe nuk kërkuan asnjë kompenzim nga ju apo ndonjë favor por qëllimi ishte të vjen ndryshimi edhe në Tetovë ashtu si edhe çdo kund tjetër Aleanca ka bërë maksimumin për të sjellë ndryshim që nga themelimi i sajë e deri më sot.

Prandaj ju si kryetar i Besës meruni me partin tuaj kurse ne të urojmë suksese për ta fituar BDI-në por mos fol në emrin tonë sepse ka kush flet dhe ka përgjegjësi për të gjithë ne, kurse padyshim unë dhe të gjithë votuesit e ASh-së nuk kemi pik dyshimi se Aleanca do veproj ashtu si është më mirë për të gjithë shqiparët.Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments