21.6 C
Tetovo
E shtunë, 23 Gusht, 2025
BallinaLajmeAnëtari i Akademisë Shqiptare braktis Bilall Kasamin, bashkohet me Bajram Rexhepin (FOTO)

Anëtari i Akademisë Shqiptare braktis Bilall Kasamin, bashkohet me Bajram Rexhepin (FOTO)

Zeqirja Rexhepi, profesor dhe anëtar i Akademisë Shqiptare, është rreshtuar në mbështetje të kandidatit të Aki-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi. Në një status në Facebook, ai ka shprehur mbështetjen e tij duke theksuar nevojën për rend dhe rregull në qytet.

“Një takim i rastësishëm me kandidatin për kryetar të Tetovës, z. Bajram Rexhepi! Gjatë bisedës u njoha drejtpërdrejt me vizionin e tij për komunën e Tetovës. Tetovës, si qendër universitare, i ka munguar rendi dhe rregulli. Të shpresojmë më të mirën për qytetin tonë!”, ka shkruar profesor Rexhepi, përcjell TS

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë figura të njohura publike në Tetovë po i largohen Bilall Kasamit, për shkak të shitjes së pronave publike dhe mashtrimeve që, sipas tyre, u janë bërë qytetarëve gjatë mandatit të tij./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments