7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAnëtarët e rinj të Antikorrupsionit sot do të japin deklaratë solemne para...

Anëtarët e rinj të Antikorrupsionit sot do të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit

Anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot do të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski.

Për kryetare të  KSHPK-së u zgjodh Tatjana Dimitrovska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin Shtetëror pë Revizion, ndërsa për anëtar, gjyqtarja e Gjykatës Themelore Sofia Spasova Medarska, dy këshilltaret pe deritanishme në KShPK, Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili, revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri

Përbërja e re e KShPK-së u votua në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar.

Kujtojmë se biografitë e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit janë sekrete për publikun. Biografitë e printuara i morën vetëm anëtarët e komisionit që vendos për përzgjedhjen e tyre dhe anëtarët që i bënin intervistat.

Atyre u duhej të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti sepse biografitë përmbanin “të dhëna personale”. Mbetet e paqartë se pse këto të dhëna, si numri i vetëm amë i qytetarit, adresa e banimit apo numri i telefonit nuk u fshehën, pra nuk u fshinë dhe pastaj të njëjtat të publikoheshin në mënyrë që publiku të mund të shihte se cilët kandidatë pretendojnë të luftojnë kundër korrupsionit në katër vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër intervistimi i kandidatëve, ndërsa në emër të transparencës, u transmetua në kanalin parlamentar, por për këtë transmetim nuk kishte asnjë njoftim, ndërsa kanali parlamentar nuk mund të rishikohet edhe pas transmetimit të programeve, siç është rasti me kanalet e tjera televizive. Për këtë shkak vihet në pikëpyetje se sa përzgjedhja e antikorrupsionerëve të ardhshëm ishte transparente, apo thjesht fshihet pas perdes së llogaridhënies.

Për përzgjedhjen e kandidatëve, reagim të ashpër pati nga sektori civil. Pas publikimit të rang-listës së kandidatëve për përbërjen e radhës të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), anëtarja e Komisionit për Selektim për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Komisionit Kundër Korrupsion Snezhana Kamilovska-Tërpovska bëri me dije se ka mendim të ndryshëm në lidhje me listën e përcaktuar në të cilën, sipas saj, vë në dukje votim të njëanshëm dhe të orkestruar nga anëtarët e tjerë të Komisionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments