2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAndonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra...

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit.

Ministria e Sistemit Politik do të jetë vetëm për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, njofton VMRO DPMNE. Stefan Andonovski, sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar në parti, thotë se VMRO-DPMNE është duke negociuar për formimin e qeverisë, por edhe për arritjen e shumicës prej dy të tretash në Kuvend, njofton REL.

Andonovski tha se ka disa institucione që udhëheqen nga BDI, e që nuk mund të rikthehen dhe se ato institucione janë në prag të kolapsit.

Ju keni institucione ku BDI ka qenë për një kohë të gjatë dhe që nuk mund t’i rregulloni, këto janë institucione para kolapsit. Në një situatë si kjo, duhet të përballemi me qeverisjen shumë të gjatë të BDI-së dhe shtrembërimin e rregullit se çka nuk është më një qeveri normale. Mendoj se në VLEN njerëzit janë të ndershëm, kanë synime të ndershme për të luftuar korrupsionin dhe krimin dhe kjo do të tregohet në ditët e para të marrjes së pushtetit”, tha Andonovski.

Andonovski ka komentuar edhe incidentin nga e kaluara, kur në një ministri është luajtur futboll dhe basketboll.Sporti nuk do të praktikohet brenda zyrave, ka salla sporti për këtë. Pjesa e dytë që më shqetëson mua si jurist është që kjo ministri u quajt “për sistem politik” kur ne e dimë se kjo që po bëjmë ne është një sistem politik. Edhe Parlamenti është sistem politik, qeveria, edhe gjykatat janë sistem politik. Kjo është ndarja e pushtetit në vendin tonë që ekziston dhe është e ndarë në tre pjesë. Ishte e çuditshme që një ministër është në krye të të gjithë sistemit politik në vend, pra për një resor. Kështu që unë mendoj se kjo vetëm do të shndërrohet në Ministrinë e Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, ndërsa sistemi politik ka një dimension pak më të gjerë”, tha Andonovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments