Tetovë, 23 dhjetor 2019 (MEDIAL) – Tetova dhe shumë fshatra përreth mbrëmë një orë para mesnates kanë mbetur pa energji elektrike në periudhën prej një ore e gjysmë. Nga kompania e elektrodistribuimit EVN-ja ka kumtuar se po analizohen arsyet për ndërprerjen e furnizimit.
Është mësuar se ka pasur shpërthim në largpërçuesin 35 kilovat në transformatorin Tetovë 1 për çka erdhi deri në ndërprerjen e mbrëmshme në furnizimin me energji elektrike në rajonin më të gjerë të Tetovës. as/.