2.6 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaOpinionAnalisti Qenan Aliu: Gjuha shqipe mbrohet në Kuvend e Qeveri, dhe jo...

Analisti Qenan Aliu: Gjuha shqipe mbrohet në Kuvend e Qeveri, dhe jo në Tenda

Analisti politik Qenan Aliu në një prononcim për Agjencin e Lajmeve Zhurnal thotë se Tenda e vendosur pranë Gjykatës kushtetuese është veprim pasi që Bdi ka kuptuar se sipas gjitha gjasave gjykata lëndën që e mban në sirtar pesë vite mund ta anuloj për ta shqyrtuar të mërkurën më 11 dhjetor, shkruna Zhurnal.mk

“Është çështje vlerësimi sesi mendon opozita për tëprotestuar për një çështje përkatëse. Tenda e vendosur pranë Gjykatës kushtetuese është veprim pasi që Bdi ka kuptuar se sipas gjitha gjasave gjykata lëndën që e mban në sirtar pesë vite mund ta anuloj për ta shqyrtuar të mërkurën më 11 dhjetor.Kam menduar për ta vlerësuar tendën si kreativitet politik simpatik nga opozita, por për shkak të qëllimeve ditore politike partiake gjykova se bëhet fjalë vetëm për skenar për poena politik se asgjë më shumë. Fundja, ka njëher politikisht eshte sja vlenë të mbrosh diçka që është vetëm kompromis e jo ajo çka në të vërtetë duhet të jetë, pra të mbrohet një tekst i Ligjit për Gjuhët që gjuhën shqipe vërtetë nuk e trajton si gjuhë zyrtare por vetëm si gjuhë në përdorim zyrtarë edhe ate në njësitë ku ata sipas normave janë më shumë se 20%.

Sipas tij, gjuha shqipe mbrohet në Kuvend e Qeveri, kur tani duhet përmirsuar gabimet e mëhershme.

Pra disa absurditete sja vlenë të mbrohen në tenda por në Kuvend e qeveri atëherë kur janë sjellë apo tani që duhet përmirësuar. Në jursprudencë gjuhë zyrtare nënkuptohet gjuha e shkruar në aktet e institucioneve e të cilat akte kanë karakter publik dhe trajtohen zyrtare nga të gjitha organet. Thënë të drejtën përdorimi i gjuhës ka ngritje të nivelit të përdorimit zyrtar me këtë ligj por fatkeqësisht pa zbatim meritor në praktik falë edhe ish zyrtarëve protestues të tendës.”, tha për Zhurnal, analisti Qenan Aliu

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments